>
LETERSISHQIP
Arben Berisha

Dy Krisma

E shoh ecjen që kërkonte shpëtimin
Vargun e pafund me gra, fëmijë e pleq
Duke kërkuar rrugën e shpëtimit
Nga fishkëllima e terrorit

Mua mu deshtë ta dëgjoja vetëm një krismë
Atë të pushkës sime,
Të jetoja vetëm me të ashtu si gjyshi e babagjyshi im
Që sot në bronz skalitur janë

Pushka ime nuk ishte si shoqet e saja
Shqiponjën dy krenare të skalitur mbante
Së bashku me këngën jehonte në luftë për liri
E nuk ndalte krismat edhe kur kalonte nga dora në dorë

Por sot kjo pushka ime si kurrë me parë
Koha e dasmës i kishte ardhë
Në dasmë i’u mblodhën shoqet si për lakmi
E në valle të gjitha loznin për mrekulli

Pushka ime, zonja ime
Dy krisma më të mira i dha në fund
Njërën për mua
Tjetrën për më të madhen Amerikë