>
LETERSISHQIP
Arben Dreshaj

Mos Vuaj Për Mua

Të dashurova me qejf e zemër
Të kisha yll, princeshë e jetë
Të falja shpesh
Sakrifikoja me shpresë

Mëkatet tua kalonin mbi urën e vjetër
Të ndërtuar me sinqeritet e dashni
Ti e provokoje, e testoje çdo ditë
Qëndrueshmëria e saj, të jepte fuqi!

Ura një ditë u rrezua
shpresa u shua
zemra u kthye tek unë
e dëgjoj mendjen, për të mos vuajtur më shumë

Tani edhe stacioni i shpresës është i mbyllur për ty
energjinë që ma ke huazuar, nuk e ke më
Dielli nuk po vjen pas teje
Dikur ishe vetëm, sot je edhe kundër vetës

harrove kush ishe, nuk e njohjeje as vetën
duke më goditur mua, e vrave vetën
nëse e takon vuajtjen, dije se je vetëm
mos vuaj për mua, ballafaqohu me vetën!