>
LETERSISHQIP
Arber Shabanaj As

Luftëtarit Të Vërtetë

Kjo lirikë i kushtohet kryeveprës mbi Frontin e Pashtrikut - luftëtarit të lirisë - Arber Ciceron Shabanaj
Rrugë e gjatë me sakrifica
Luftëtarët në prangat e „lirisë"
Erë hekuri, qeliku ju vien „partive" vica
S’kalon rruga, nëpër terr, se pa dritë u nisë.

Bijtë e shqipes, pa liri
Nënat n’rrugë, kërkojnë drejtësi.
U shkund dru e gur n’ktë tokë
Për lirinë e shtrenjtë, që mbajmë vetëm në kokë!

Thërret liria, kjo bijtë e vet i ndesh
Padrejtësia doli në shesh.
E bëtë luftën, derdhët gjakun
E n’liri s’ua dhanë hakun.

Edhe Dielli i mungon Tokës
Hëna natës, guximtarët i duhen Botës.
Bijtë e shqipes, trimat e lirisë
Luftëtarët për tokat e Shqipërisë.

Po ju o t’pangopurit kriminelë
Bëni gabime, porsa dita nis me çelë.
Për mashtrimin e njerëzisë
N’gjak keni lojërat e lakmisë.

Luftëtarët s’e gëzojnë dot „lirinë"
Evropa n’pranga mban drejtësinë…
2013 / 2014