>
LETERSISHQIP
Ardi Omeri

Etje Për Nektar...!

Si një bletë mbi lule të ulem...
Thumb të ngul mbi petale të hapura...
Mbi nektar të derdhem i përmalluar...
Të jetoj atë çast si Madhëri,
aty, ku si lule mos prek ajo mbyllet...!
Të marr flakë pa Perëndi...!
Të digjem me etje kusari...
Me djersë petaleje të shuhem...
Yjet le të kenë zili,
ndriçimin tim prej nektari...!