>
LETERSISHQIP

Pellgu I Deshirave

Rreth pellgut të dëshirave
mijëra vetë po qëndrojnë,
me orë të tëra aty
sikur vetveten po kërkojnë.
Nga muzgu deri në agim
rreth pellgut po i shoh,
Mos ndoshta s'po kuptojnë
kur pellgu u thotë PUNO!

Dëshirat s'janë shumë,
është mirë të ëndërrosh.
Veç mos prit dhurata
ule kokën dhe puno!
Puno dhe bëje realitet
atë që vërtet do,
pa punë e vullnet
asgjë s'arrihet,
për majat dhe sukseset lufto
nëse vërtet i do!

Puno natë e ditë
me pellgun e dëshirave,
udhëto në çdo hap tëndin
Por mos u gjunjëzo përpara
disfatave jo mor vëlla!
Gjithmonë zhvlerësoji
të këqijat që vijnë vërdallë,
Mbaje pellgun e dëshirave pranë
e thuaji vetes:"do t'ia dal mbanë!

Ama kurrë mos u dorëzo,
gjunjëzo, pusho nëse vetes
ia ke vënë qëllim.
Lart qiellit sipër shiko
dhe thuaj:Ky është ylli im!
Merre atë yll dhe vendose
në kraharor,
Lëre të bëhet udhërrëfyesi yt
dëshmitar i sukseseve o luftarak madhështor