>
LETERSISHQIP

Pengjet

Që prej ditës së konceptimit
e deri më tani,
Zemra mbushur me pengje plot
vallë a ti rrëfejë ajo tani?
Kë të thotë të parën,
si ti shprehë vallë,
Dëshirat më të zjarrta, lulet
i paskësh varrosur në varr,
e më asgjë nuk bëhet,
thjesht sa vajton kot.

Ato pikëza loti që derdhen
paskëshin formuar detin
e paanë të pengjeve sot.
Sa trishtim ti ringjallësh
vallë sikur të kthehesh pas në kohë,
A mundi ti realizosh dot?
Jo mor vëlla është e kotë,
të shkuarën nuk e kthen dot,
Dhe si filiz i tharë qëndrojnë
ende në zemër
vazhdimisht pikon gjak në to.
Sikur të mos mjaftonte brenga
gjaku sa vjen e shtohet,
derisa një liqen ndërton si për kot.

Eh këto pengje,
ma dogjën zemër e shpirt fare
sikur të kthehesha pas në kohë,
Gjërat do të kishin parë tjetër rrugëdalje.
Po sikur të jetë kështu,
sikur çdo gjë më mirë të mos ndryshojë,
Mos ndoshta më duhet ti mbys me një pikë ujë,
E tutje përpara jetën të shikoj?
Vallë a shkulet mali me rrënjë
miliona vjeçare prej shpirtit tim?
Vallë a hiqet brenga sikur me magji,
vallë a mos brengat gjithmonë
me ne jetojnë?
Mos ndoshta duan të thonë...
përkrah me ne "JETO"