>
LETERSISHQIP

Më Vjen Në Ëndërr

Pa e kuptuar, të kërkoja nëpër vite,
Ty muza e shpirtit tim.
Në fantazinë time,
Të kam pikturuar me ngjyra jete.
Nuk e di përse e ndiej mungesën tënde,
Kur kurrë s’ke qenë në jetën time.

Vjen epshorë me hapa të heshtur kuturu,
Zvarritesh mendimeve t’mia.
Klithjet tua, brenda meje
zgjojnë instiktin e bishës se uritur.

Me sy te zhveshe e te pushtoj
Si një lum i rrëmbyeshëm derdhem mbi shtratin tënd
Në mes na lidhë një fije e padukshme,
Sikur më vjen nga botë tjetër.

Nuk e di përse e ndiej
relievin tënd brenda meje.
Botë mistike!

Në qiellin e mbuluar me tis errësire,
takohemi në epokalipsin e ëndërrave.
Prap ti ik, kur dita puthë aurorën,
kthehesh me përendim dielli.
Unë i nënshtrohem pritjes,
Për tu takuar përseri në ëndërr
Atje ku të kam ngritur në piedestalin e shpirtit,
Si shtatore pa emër.

Më shumë nga Ardita Lajçi