>
LETERSISHQIP

Ti

U rrita me buzëqeshjen mes lotësh,
Me lumturinë që lulëzoi mbi dhimbje,
Më trimërinë që e mundi frikën.
Shuaja etjen më lotin tim të kripur,
E ngopa barkun më thërrmia shprese
Ujita shpirtin më djersën time!
Me ankth mbulohesha netëve të gjata..?!!
Rinia më ngeli nëpër rrugicat e fatit.
E ti sot, ma vret buzëqeshjen!
E ti sot, mi prangos ëndrrat!
Ti..po po ti, që nuk ngopesh dot!
Ti, që më shikon më përbuzje e neveri!
Ti, që fshihesh pas kollares!
Ti, që ma rrëmbeve dheun ndër këmbë!
Pa më thuaj …?
A ta pata borxh!?
Aq sa ke të drejtë ti, kam edhe unë!
S’jam i varfër unë, që mbështillem me lecka,
Shpirti im ka thesar dinjitetin tim.
I varfër është shpirti yt, i tkurrur nga verbëria
Nuk të kam inat, as nuk të urrej!
Nuk e kam për zakon ta mallkoj vëllanë,
Më beso, më vjen keq për ty,
Për gjurmët e turpit, që i le prapa!
Të çmova, për atë që kam menduar se ishe!
Tani njoh vetëm portretin tënd, të akullt.
Uroj të zgjohet një ditë ndërgjegjja jote,
E t’i gris ëndrrat, që ndërtove mbi kurrizin tim!

Më shumë nga Ardita Lajçi