Arjana Fetahu Gaba
Pastaj
E shihja çdo ditë,
tek përpëliste sytë e magjishëm,
si në përrallat,
të së ëmblës gjyshes time të ndjerë.
Krahët ngjyrë esmerald,
merrnin hov,
e hapeshin në drejtime të pa kushtëzuara.
Prkëdheleshin me erën,
e cila kishte një puhizë puthjesh,
si gjerdanët e yjeve kur luajnë në gushën e hënës.
Pastaj,
si ëngjëj të vegjël,
që lindin nga dashuri të fshehta,
e bënin kurorën e ylbertë,
në harqe të harmonizuara.
Dhe ti mbetesh mahnitur,
dehur nga kjo magji.
Zgjat fytyrën e qeshur,
të puthësh,
të ndihesh,
të mbushësh shpirtin e përgjumur nga dimri I gjatë,
Dhe të thuash,
Ja,
Kështu çeli qershia në kopshtin tim.
Lumturuar,
që u largua dimri plak, me bastunin shekullor.
Ashtu çalë, çalë,
si unë imagjinoja,
në kohën kur nuk dija të lidhja ende këpucët e mija.
Sa bukur!
Paska ardhur Pranvera!
tek përpëliste sytë e magjishëm,
si në përrallat,
të së ëmblës gjyshes time të ndjerë.
Krahët ngjyrë esmerald,
merrnin hov,
e hapeshin në drejtime të pa kushtëzuara.
Prkëdheleshin me erën,
e cila kishte një puhizë puthjesh,
si gjerdanët e yjeve kur luajnë në gushën e hënës.
Pastaj,
si ëngjëj të vegjël,
që lindin nga dashuri të fshehta,
e bënin kurorën e ylbertë,
në harqe të harmonizuara.
Dhe ti mbetesh mahnitur,
dehur nga kjo magji.
Zgjat fytyrën e qeshur,
të puthësh,
të ndihesh,
të mbushësh shpirtin e përgjumur nga dimri I gjatë,
Dhe të thuash,
Ja,
Kështu çeli qershia në kopshtin tim.
Lumturuar,
që u largua dimri plak, me bastunin shekullor.
Ashtu çalë, çalë,
si unë imagjinoja,
në kohën kur nuk dija të lidhja ende këpucët e mija.
Sa bukur!
Paska ardhur Pranvera!
Më shumë nga Arjana Fetahu Gaba
- Ndërkohë Që Jam Një Grua
- Çaste...
- Mirëmbetç Mik
- Për Një Pikë Të Lotit Tënd
- Më Vjen Keq...
- Ajo...
- Thonë...
- Hënë Moj
- Më Fol Shtëpia Ime
- Fry Moj Erë Fry
- Kot Dhe Unë Nuk Di Çfarë Shkruaj
- Jam Zonje E Tokave Te Mija
- Të Lamë Atdhe I Dashur
- Kur Një Popull Fillon Njeh Veten
- A Mbahen Ujqërit Në Vathë ?!
- Do Të Vijë Dita Çamëri
Komente 0