Arjana Fetahu Gaba
Ajo...
Ajo,
ecte buzë rrugës me sytë e ndrojtur,
si të zogut,
sapo çelur guaskës së sëmës,
Ecte,
dhe në mimikën e saj të porcelantë qumësht,
sec ishte një buzëqeshje,
që rrëmbente erën dhe e pushonte, duke e vënë në gjumë,
Hapat e saj,
shtronin ylberë të gjelbërt si bari I prillit të paduruar stinës,
Ndërsa zemra e saj,
trokitjet I kishte si të trokut kalë të bardhë fushave duke harbuar,
Dhe në buzë, vetëm në buzë,
kishte puthur pak diell,
nga të lules që donte aq shumë.
Ja,
ajo ecte rruges me sy të ndrojtur,
dhe brënda shpirtit mbante dashurinë e miljona yjeve të jetës.

Më shumë nga Arjana Fetahu Gaba
- Thonë...
- Hënë Moj
- Më Fol Shtëpia Ime
- Fry Moj Erë Fry
- Kot Dhe Unë Nuk Di Çfarë Shkruaj
- Jam Zonje E Tokave Te Mija
- Të Lamë Atdhe I Dashur
- Kur Një Popull Fillon Njeh Veten
- A Mbahen Ujqërit Në Vathë ?!
- Do Të Vijë Dita Çamëri
- A Ka A S'ka Perëndi
- Një Kafe Në Fier
- Mallkim Është Biro Mërgimi
- Të Thjeshtat Gjëra Ku Shkuan
- Kur Ti Shkove
- Të Dua Sa Shumë Vendi Im
Komente 0