Arjana Fetahu Gaba
A Ka A S'ka Perëndi
Ti moj qeveri pa anë,
As ke din as ke iman,
Plot me shpresë të brohoritëm,
Sikur Zot ashtu të pritëm,
Me dy gishta sytë I qitëm.
Kishim mbetur të paparë,
Gjysma gjallë gjysma të vrarë,
Prap në krye vumë zuzarë.
Qetë të djallit ustallarë.
Kusarë përmbi kusarë.
Keni marrë ashtu më kot,
E na mjelni sikur lopë,
Badihava shitët këtë tokë,
Ne për ty bëmë gjoksin gropë,
Na dridhet buza nëpër lotë.
Ti moj qeveri pa anë,
As ke din as ke iman,
Këmbën ngjeshur na mban në fyt,
Nga zgavrat po na dalin sytë,
Dhe godet kush kokën nxjerr,
Plaga dhëmb sa shpirti therr.
Parlamentit rri gozhduar,
Gjuhën zberthen si e tërbuar,
Me shtatë kokë e me shtatë duar,
Si kuçedra që rri zgjuar.
Dhe ne prap të dëshpëruar,
Mbetur si kandil I shuar.
Qaj nga "Shqipëria tjetër",
S'vlej për ty as sa një letër,
Të gjithë ktyher nëpër mbreter,
Jam harruarr si ka I vjetër,
Dru e plisa kam për shtretër.
Sa e vogël bëhet bota,
Kur të duhen të gjesh vota,
Më të pyetur ma gjen shtëpinë,
Më premton:- "Të ngre çatinë",
Dhe prap zhdukesh fundërrinë.
E, unë s'kam as forcë as zë,
Veshi fjalët nuk ti nxë,
Më harron, gjithmonë më lë,
Fat këputur sikur pë,
Hallet ngjeshur një mbi një.
Gjithmonë kemi qënë të ndarë,
Ti je korbi hipur mbi trarë,
Unë purtek hedhur mbi zjarrë,
Poshtë më pret hapur një varrë,
Je nje lum që më merr zvarrë.
Në shtëpizën pa çati,
Veç në mur një kryq I zi,
Bosh e nxira kusi,
Qan nën zë një fëmijë.
A ka a s'ka perëndi?!
As ke din as ke iman,
Plot me shpresë të brohoritëm,
Sikur Zot ashtu të pritëm,
Me dy gishta sytë I qitëm.
Kishim mbetur të paparë,
Gjysma gjallë gjysma të vrarë,
Prap në krye vumë zuzarë.
Qetë të djallit ustallarë.
Kusarë përmbi kusarë.
Keni marrë ashtu më kot,
E na mjelni sikur lopë,
Badihava shitët këtë tokë,
Ne për ty bëmë gjoksin gropë,
Na dridhet buza nëpër lotë.
Ti moj qeveri pa anë,
As ke din as ke iman,
Këmbën ngjeshur na mban në fyt,
Nga zgavrat po na dalin sytë,
Dhe godet kush kokën nxjerr,
Plaga dhëmb sa shpirti therr.
Parlamentit rri gozhduar,
Gjuhën zberthen si e tërbuar,
Me shtatë kokë e me shtatë duar,
Si kuçedra që rri zgjuar.
Dhe ne prap të dëshpëruar,
Mbetur si kandil I shuar.
Qaj nga "Shqipëria tjetër",
S'vlej për ty as sa një letër,
Të gjithë ktyher nëpër mbreter,
Jam harruarr si ka I vjetër,
Dru e plisa kam për shtretër.
Sa e vogël bëhet bota,
Kur të duhen të gjesh vota,
Më të pyetur ma gjen shtëpinë,
Më premton:- "Të ngre çatinë",
Dhe prap zhdukesh fundërrinë.
E, unë s'kam as forcë as zë,
Veshi fjalët nuk ti nxë,
Më harron, gjithmonë më lë,
Fat këputur sikur pë,
Hallet ngjeshur një mbi një.
Gjithmonë kemi qënë të ndarë,
Ti je korbi hipur mbi trarë,
Unë purtek hedhur mbi zjarrë,
Poshtë më pret hapur një varrë,
Je nje lum që më merr zvarrë.
Në shtëpizën pa çati,
Veç në mur një kryq I zi,
Bosh e nxira kusi,
Qan nën zë një fëmijë.
A ka a s'ka perëndi?!
1997
Më shumë nga Arjana Fetahu Gaba
- Një Kafe Në Fier
- Mallkim Është Biro Mërgimi
- Të Thjeshtat Gjëra Ku Shkuan
- Kur Ti Shkove
- Të Dua Sa Shumë Vendi Im
- Kam Qënë Dikur E Dashuruar
- A Ke Parë Ëngjëj, Ke Folur Me Ta?
- O Vëlla Më Dridhet Buza
- Biri Im
- Kush Ti Lag Tash Buzët E Tua
- Oh Pranvera Ime E Dashur
- Gabimet E Mija Kthyer Ne Pengje
- Ndonjeherë Më Vjen T'ja Plas Të Qarit
- Ti Dashuria Ime
- Gjithmonë Jam Kthyer E Mira Ime
- Një Gotë
Komente 0