Arjana Fetahu Gaba
Gjithmonë Jam Kthyer E Mira Ime
Gjithmonë jam kthyer për ty e mira ime,
Për sytë e tu, si dy dete kaq paqësor,
Për flokët e tua aromë trëndeline,
Për buzët e tua me fiston honor.
Gjithmonë jam kthyer për ty e mira ime,
Shtruar me dashuri shpirti kjo shtëpi,
Përherë ka qënë ngrohtë me ngjyra pranvere,
Dhe pse jashtë ka fryrë veri.
Gjithmonë jam kthyer për ty e mira ime,
Folezë dallëndyshe ke qënë për mua,
Në preherin tënd sa herë mbështeja kokën,
Puthja jote, sikur qesh në krua.
Gjithmonë jam kthyer për ty e mira ime,
Ti asnjëherë në derë, s'më prite me trishtim,
Unë thinjesha ngadalë si një dimër plak,
Në njëzet vjeç më kthente, i yti përqafim.

Komente 0