Arjana Fetahu Gaba
A Je Djall A Perëndi
Ndonjëherë nuk di se ç'je dashuri?
A je një lot që ndrin hënës së varur qiellit që fle,
kur mua më mban te zgjuar malli,
apo një dridhje buze,
që ndodh kur zemra dridhet kreshtave të humnerës së fatit që gatuan tjetërkush,
e unë eci sikur mbi qelq e zhvedhur e s'kam fuqi?
Ndaj më thuaj- A je djall a perëndi?
Ti,
ngashërim që je gatuar me dhimbje e verbime yjesh,
me trillime e mornica ethesh të dashura,
që të tërbojnë deri ne ekstazë,
deri në pavetëdije
deri në çudi?
Ndaj më thuaj - A je djall a perëndi?
Ti,
prehër I ngrohtë,
ku dua të shrihem e më mos të shkoj,
se pak më larg teje s'ka pranverë të re,
vetëm rrënoja të shpirtrave që s'marrin frymë, nuk shohin,
e unë s'dua të jem atje,
prandaj mos më lësho si gjethe,
se s'mund të fshihem pas drurëve të hollë,
që kacavirren qiellit të ftohtë e të tradhetojnë.
Dhe jashtë dritares së shpirtit tim,
kam frikë të ngrij,
Ndaj më merr mëndjen që të dalldis,
dhe nëse je djall a nëse perëndi.

New Jersey, April 2022
Më shumë nga Arjana Fetahu Gaba
- A S'jam Unë Në Qiellin Tënd?!
- Qeshni Femijet E Mi
- Kur Të Njoha Vendosa Të Qëndroj
- Zëri I Dridhur I Babait
- Kjo Tokë E Larë Me Gjak Prej Burri
- Fieri Im I Dashur
- Mjaft Me Hapa-Dollapa
- Nuk Jetojnë Fluturat Në Stinë Acari
- Dhe I Huaj
- Erdhi Pranvera
- Dhurata E Vitit Të Ri
- Zoti Dhe Njeriu
- U Bëfsh Dhe 100
- Uratën Të Më Kesh Moj Bijë
- Mos Ik
- Me Shpresë
Komente 0