Arjana Fetahu Gaba
A S'jam Unë Në Qiellin Tënd?!
Ti vajzë që thur brengat e mia,
Dhe me sy zjarresh më vështron,
Mbi hartat e brazdave që la peng dashuria,
Një copëz shpirti më lëngon.
Për kë i ke ato buzëqeshje,
A bëj unë pjesë në qiellin tënd,
Të ndoqa mbrapa gjer pranë reve,
Pa ty s'më zunë këmbët vënd.
Ca ngjyra vjeshte mora hua,
Kushedi sa vonë do vij sivjet,
Ti e di mirë sa fort të dua,
Gjersa s'ngurroj të ngjis dhe retë.
A s'jam unë në qiellin tënd?!
Më jep liri të marrë pak frymë,
Me ojna ëndrrat ti qëndis,
Mos më lë dimrit në brymë.
Të lutem mos mi largo buzët,
Unë do ti prek lehtë sikur erë,
Pastaj do ta vjedh se s'bën një puthje,
Sado që ti më mbyll çdo derë.
Dhe me sy zjarresh më vështron,
Mbi hartat e brazdave që la peng dashuria,
Një copëz shpirti më lëngon.
Për kë i ke ato buzëqeshje,
A bëj unë pjesë në qiellin tënd,
Të ndoqa mbrapa gjer pranë reve,
Pa ty s'më zunë këmbët vënd.
Ca ngjyra vjeshte mora hua,
Kushedi sa vonë do vij sivjet,
Ti e di mirë sa fort të dua,
Gjersa s'ngurroj të ngjis dhe retë.
A s'jam unë në qiellin tënd?!
Më jep liri të marrë pak frymë,
Me ojna ëndrrat ti qëndis,
Mos më lë dimrit në brymë.
Të lutem mos mi largo buzët,
Unë do ti prek lehtë sikur erë,
Pastaj do ta vjedh se s'bën një puthje,
Sado që ti më mbyll çdo derë.
Më shumë nga Arjana Fetahu Gaba
- Qeshni Femijet E Mi
- Kur Të Njoha Vendosa Të Qëndroj
- Zëri I Dridhur I Babait
- Kjo Tokë E Larë Me Gjak Prej Burri
- Fieri Im I Dashur
- Mjaft Me Hapa-Dollapa
- Nuk Jetojnë Fluturat Në Stinë Acari
- Dhe I Huaj
- A Je Djall A Perëndi
- Erdhi Pranvera
- Dhurata E Vitit Të Ri
- Zoti Dhe Njeriu
- U Bëfsh Dhe 100
- Uratën Të Më Kesh Moj Bijë
- Mos Ik
- Me Shpresë
Komente 0