Arjana Fetahu Gaba
Uratën Të Më Kesh Moj Bijë
Në lulzim të trendafilit,
E qëndisur përmbi dhe,
Gonxhet sa bukur i rrite,
Të bëri zoti më nge.
U rrit lulja hodhi shtat,
Në vello të nuserise,
Rreth floriri të pikuar,
Në dorë të vajzërisë.
Nëna të përcjellë në derë,
Babai ç'te puthi në ballë,
Lotin ta fshiu vellai,
Nuse bukur në përrallë.
Përqafimin që dha nena,
Mbaj shtrënguar fort në gji,
Dhe dy fjalë që ti tha baba,
Uratën t'më kesh moj bijë,
Dhe pse shkon në derë të burrit,
Portën hapur vajzë e ke,
Ne dot t'presim të malluar,
Na ka zënë malli që dje!
E qëndisur përmbi dhe,
Gonxhet sa bukur i rrite,
Të bëri zoti më nge.
U rrit lulja hodhi shtat,
Në vello të nuserise,
Rreth floriri të pikuar,
Në dorë të vajzërisë.
Nëna të përcjellë në derë,
Babai ç'te puthi në ballë,
Lotin ta fshiu vellai,
Nuse bukur në përrallë.
Përqafimin që dha nena,
Mbaj shtrënguar fort në gji,
Dhe dy fjalë që ti tha baba,
Uratën t'më kesh moj bijë,
Dhe pse shkon në derë të burrit,
Portën hapur vajzë e ke,
Ne dot t'presim të malluar,
Na ka zënë malli që dje!
New Jersey, June 2020
Më shumë nga Arjana Fetahu Gaba
- U Bëfsh Dhe 100
- Zoti Dhe Njeriu
- Dhurata E Vitit Të Ri
- Erdhi Pranvera
- A Je Djall A Perëndi
- A S'jam Unë Në Qiellin Tënd?!
- Qeshni Femijet E Mi
- Kur Të Njoha Vendosa Të Qëndroj
- Zëri I Dridhur I Babait
- Kjo Tokë E Larë Me Gjak Prej Burri
- Fieri Im I Dashur
- Mjaft Me Hapa-Dollapa
- Nuk Jetojnë Fluturat Në Stinë Acari
- Dhe I Huaj
- Mos Ik
- Me Shpresë
Komente 0