Arjana Fetahu Gaba
Fieri Im I Dashur
Qyteti im mbete mall i zgjuar,
Me këmbë fëmije ta brodha ç'do cep,
Dhe gurët e rrugës i kishe të çmuar,
Tek ti dhe ylberët kishin tjetër jetë.
Natën ma shtroje me ëndrra përrallash,
Me ditë të diellta mëngjesit m'i zgjoje,
Unë ndrija si hënëz e re qiellit tënd,
Ashtu sikur ti dëshiroje.
Qyteti im me zëra të dashur,
Me njerëzit plot halle por të mëdhenj,
Të lash kurbetit e humba përfare,
Shpirti m'lëngoi me lotët përrenj.
Ti Fier im i dashur si një baba,
Me zemër e krahë të hapur më pret,
"Pa atdhe je gjithmonë një fukara",
E mësova këtë në kurbet.
Me këmbë fëmije ta brodha ç'do cep,
Dhe gurët e rrugës i kishe të çmuar,
Tek ti dhe ylberët kishin tjetër jetë.
Natën ma shtroje me ëndrra përrallash,
Me ditë të diellta mëngjesit m'i zgjoje,
Unë ndrija si hënëz e re qiellit tënd,
Ashtu sikur ti dëshiroje.
Qyteti im me zëra të dashur,
Me njerëzit plot halle por të mëdhenj,
Të lash kurbetit e humba përfare,
Shpirti m'lëngoi me lotët përrenj.
Ti Fier im i dashur si një baba,
Me zemër e krahë të hapur më pret,
"Pa atdhe je gjithmonë një fukara",
E mësova këtë në kurbet.
Më shumë nga Arjana Fetahu Gaba
- Mjaft Me Hapa-Dollapa
- Nuk Jetojnë Fluturat Në Stinë Acari
- Dhe I Huaj
- Kjo Tokë E Larë Me Gjak Prej Burri
- Zëri I Dridhur I Babait
- Kur Të Njoha Vendosa Të Qëndroj
- Qeshni Femijet E Mi
- A S'jam Unë Në Qiellin Tënd?!
- A Je Djall A Perëndi
- Erdhi Pranvera
- Dhurata E Vitit Të Ri
- Zoti Dhe Njeriu
- U Bëfsh Dhe 100
- Uratën Të Më Kesh Moj Bijë
- Mos Ik
- Me Shpresë
Komente 0