Arjana Fetahu Gaba
Kjo Tokë E Larë Me Gjak Prej Burri
Nën dheun e ftohtë shpirtra të shuar
Flijuar për një ideal dhe dëshirë
Si lapidarë heronjtë prej guri
Diçka na thonë me zë të ngrirë.
Kjo tokë e larë me gjak prej burri
Me shpatë e pushkë mbas supit ngjeshur
Në sprovë të rënde koha e vuri
Me barkun bosh, e trupin zhveshur.
Heronjtë që ranë liria i lindi
Me qumësht gjiri dhe me lotë
Me ëndrra drite në cep syri
Me sy krenar dhe sup të fortë.
Këmbana e shpresës ju dha forcë
Në krahë të nënës Shqipëri
Nën pranga shqipet s'mund të rrojnë
Shqiptarët s'jetojnë dot pa liri.
Flijuar për një ideal dhe dëshirë
Si lapidarë heronjtë prej guri
Diçka na thonë me zë të ngrirë.
Kjo tokë e larë me gjak prej burri
Me shpatë e pushkë mbas supit ngjeshur
Në sprovë të rënde koha e vuri
Me barkun bosh, e trupin zhveshur.
Heronjtë që ranë liria i lindi
Me qumësht gjiri dhe me lotë
Me ëndrra drite në cep syri
Me sy krenar dhe sup të fortë.
Këmbana e shpresës ju dha forcë
Në krahë të nënës Shqipëri
Nën pranga shqipet s'mund të rrojnë
Shqiptarët s'jetojnë dot pa liri.
Më shumë nga Arjana Fetahu Gaba
- Fieri Im I Dashur
- Mjaft Me Hapa-Dollapa
- Nuk Jetojnë Fluturat Në Stinë Acari
- Dhe I Huaj
- Zëri I Dridhur I Babait
- Kur Të Njoha Vendosa Të Qëndroj
- Qeshni Femijet E Mi
- A S'jam Unë Në Qiellin Tënd?!
- A Je Djall A Perëndi
- Erdhi Pranvera
- Dhurata E Vitit Të Ri
- Zoti Dhe Njeriu
- U Bëfsh Dhe 100
- Uratën Të Më Kesh Moj Bijë
- Mos Ik
- Me Shpresë
Komente 0