>
LETERSISHQIP
Arjana Fetahu Gaba

Me Shpresë

A ke kaluar brigjeve te shpirtit,
Ne muzg te dehur nga malli I coptuar,
A ke pyetur ndonjehere per kureshtje,
Sa here per ty jam gjunjezuar?

Dhe gjynjezohem e prap une lutem,
Ne ungjill e ne kuran me shprese,
Se ti s'je hije por e vertete,
Me kryq te varur per ty une vdes.

Jane mijera engjej qe zoterojne qiejt,
Pyeti po deshe se sa jam lutur,
Porsi femija qe qan me ngasherim,
Pse se ka kapur dot nje flutur.

Ndjeva papritur aromen tende,
Me dehu era neper kujtime,
Çdo varg qe shkruaj ka rrembyer,
Te perveluaren, zemren time.

Më mbytën lotët, por gjithësesi,
Kurajo vetes I jap dhe shpresë,
Se ti do të vish në krahët e mi,
Ndaj n'muzg malluar rri e të pres.
April 8, 2019