>
LETERSISHQIP
Arjana Fetahu Gaba

Zoti Dhe Njeriu

Me sytë e mi të sapo zgjuar,
Shoh sytë e jetës dhe s'di ç'kërkoj,
Kur horizontit ti shoh gjithçka në thelb,
Atëherë mund të them se vërtetë jetoj.

Kur unë të kuptoj që jam njeri,
Kur Zotin ta dua, ta vë në krye,
Kur unë të vlerësoj natyrën që krijoi,
Atëherë do t'jem ëngjëll ndër yje.

Ndihmë o Zot të gjej veten e humbur,
Ç'farë nuk bëra der në zemërimin tënd,
Ndoshta s'mjaftojnë të ndez mijëra qirinj,
Kjo plagë në shpirt kaq shumë po dhëmb.

Zot, s'paskam jetuar siç ti udhëzoje,
Unë librat e shënjtë kam harruar me kohë,
S'kam qënë njeriu që ti krijove,
Por një frymor që veten nuk njoh.

Ndaj shpërthen vullkan shpirti im i ndezur,
Zot nga ty një udhë të bardhë kërkoj,
Lotët m'i kthe në ilaç shërimi,
Nga marrëzitë e mia të shpëtoj.

Ngrysi ato re e nxi këtë qiell paq,
Unë u ktheva përbindësh e dola mbi ty,
Më ndri atë rrugë mua mëkatarit,
Mos t'më vijë turp të të shoh në sy.
New Jersey, April 2020