>
LETERSISHQIP
Arjana Fetahu Gaba

Nuk Jetojnë Fluturat Në Stinë Acari

Më ruaj sikur flutur, krahët mos t'më prishen,
Si fjollëza dëbore, aq të brishta janë,
Gracka mos më ngri, se sytë zënë e më vishen,
E unë s'mund të di se ç'ka në tjetër anë.

Më duaj sikur do doje të të donin,
Fjalët lëmoi me pak dashuri zjarri,
Mbromë nga errësirra sikur do doje të të mbronin,
Nuk jetojnë fluturat në stinë prej acari.

Tani që je pranë meje do të doja që ta di,
A në të solli mëndja a shpirti të ka sjellë,
Në të sollën të dyja dhe ca dua të rri,
Ruajtur t'kam një puthje veshur me ca diell.