>
LETERSISHQIP
Arjana Fetahu Gaba

Mos Ik

Këndoju plageve që rrjedhin ende,
Me zërat e zogjve në vjeshtat e vona,
Me zjarret e tyre ta djegim këtë dimër,
Ti ngrohim më shumë ditet tona.

Pranvera s'po mundet e qendron e strukur,
Si duket do të vijë vonë në kopshtin tim,
Unë gjithmonë kam besuar në marsin e bukur,
Asnjëherë s'kam patur zhgënjim.

Mos ik por merr një kitarë në duar,
Ndje aromën e drurëve që digjen në heshtje,
Ndje rrahjet e zemrës në gjoks janë shtuar,
Të etura për pak buzëqeshje.

Ky dimër mu duk I gjatë sa një vit,
Oh sa shumë thellë paskam rënë në gjumë,
Jam zog i mallur për agime me dritë,
Për një mars të ngrohtë ca më shumë.
March, 2023