Arjana Fetahu Gaba
Ti Ike
Ti ike si dimri që s'dua ta kujtoj,
Ortek rrëzove në zemrën time,
Dhe sythit të sapoçelur i more prenverën,
Kujtimet i bëre thërrime.
Ti ike dhe le pas gjurmë,
Si një tumori malinje le hije,
Nuk di sa ilaç do t'duhet I fortë
Apo sa lutje perëndije.
Ike dhe qiejt e zemrës m'u mblodhën bashkë,
Shpërthyen në trajta ngricash e lotë të nxehtë,
Ti ike si meteor u shuajte në çast,
Ndërsa zemra ime akoma godet.
Mos bëj gabim të kthehesh se pendohesh,
N'liqeni të dashurisë shkurret kanë mbirë,
Zemra t'i mbylli gjithë shtigjet e mundëshme,
Për të qënë e qetë dhe e lirë.
Asnjë mjelmë, dhe asnjë pulëbardhë,
S'të ndjek rrugës nga ti shkon,
Jetën e dua për vete
Kjo i (dashur), më mjafton.
Ortek rrëzove në zemrën time,
Dhe sythit të sapoçelur i more prenverën,
Kujtimet i bëre thërrime.
Ti ike dhe le pas gjurmë,
Si një tumori malinje le hije,
Nuk di sa ilaç do t'duhet I fortë
Apo sa lutje perëndije.
Ike dhe qiejt e zemrës m'u mblodhën bashkë,
Shpërthyen në trajta ngricash e lotë të nxehtë,
Ti ike si meteor u shuajte në çast,
Ndërsa zemra ime akoma godet.
Mos bëj gabim të kthehesh se pendohesh,
N'liqeni të dashurisë shkurret kanë mbirë,
Zemra t'i mbylli gjithë shtigjet e mundëshme,
Për të qënë e qetë dhe e lirë.
Asnjë mjelmë, dhe asnjë pulëbardhë,
S'të ndjek rrugës nga ti shkon,
Jetën e dua për vete
Kjo i (dashur), më mjafton.
Më shumë nga Arjana Fetahu Gaba
- Bija Ime
- Ti, Vetja Ime E Tjetërsuar
- M'u Lut Për Dashurinë, M'u Lut
- Fëmijëria
- S'më Zë Gjumi Nëna Ime
- Me Shpresë
- Mos Ik
- Uratën Të Më Kesh Moj Bijë
- U Bëfsh Dhe 100
- Zoti Dhe Njeriu
- Dhurata E Vitit Të Ri
- Erdhi Pranvera
- A Je Djall A Perëndi
- A S'jam Unë Në Qiellin Tënd?!
- Qeshni Femijet E Mi
- Kur Të Njoha Vendosa Të Qëndroj
Komente 0