>
LETERSISHQIP

Fëmijëria

Sa mall të sha si dikur fëmijë,
Kohë e shkuar e pa ngopur dëshirë,
Ajo kohë që s'kthehet më kurrë,
Gjithçka kujtoj, të lig e të mirë.

Vraponim tek rugicat e ngushta,
Harbonim tek hidheshim në litar,
Kala Dibrançe çuna e goca,
Bukë me vaj e kripë në dorë të pa larë.

Pale kur luanim symbyllazi,
E sytë lidhnim me shami,
Këmbët dërrmuar e çjerrë,
Por s'kish më të lumtur fëmijë.

Dikush me pesëlekshe në dorë,
Tek teta Neti, për akullore me vrap,
Të bente ta shihje shokun tek buzët,
Një të lëpirë të të japë.

E s'kish më të madhin gëzim,
Kur shkonim të gjithe në fidanishte,
Vidhnim kumbulla jeshile, të tharta,
Ato që pushteti I kishte.

Oh, harrova kur luanim me shpata,
Ose kur bënim plloça me baltë,
Kur luanim me topa llastiku,
Ose luajtja me shpatë.

Të lodhur nga dita e gjatë,
Sa nata na zinte përjashta,
Dashuria ish e sinqertë,
Ziliqar, yjet e zjarrta.

Natën e mirë përshëndetja,
Me pa durim prisnim agimin e ri,
Ëndrrat në syçkat e mbyllura,
Në të ëmblin gjume, bota qetësi.

Nuk kishim shumë lodra atëherë,
Por ëndrrën e kishim të madhe,
Kjo portë e hekurt që ndan fëmijërinë,
Ndan gëzime dhe halle

Tani mund të kemi sytë e ngopur,
Por shpirtrat mbetur pa rrënje e pa degë,
Dashuria merr frymë dhe është kaq e lodhur,
Sa zemrat po shiten si sendet në treg.
New Jersey 2004