Arjana Fetahu Gaba
Bija Ime
Vëre atë kafe bijë në zjarrin e dashurisë,
Të bëhet me ajkë si ajka e mallit që kemi,
Mezi kam pritur të të përqafojë,
Të ç'mallnim sytë e fjalë të themi.
Ulu dhe më trego se si të rriti kurbeti,
Si të rritën fëmijët një nënë heroinë,
Se në ç'purteka të shkoi shpirti bijë,
E mira ime gushë trëndelinë.
Mbaje mënd, këtë kafe që pimë,
Si ne të dyja, me vajzën ta pish,
Nuk ka më mirë se të shkohet jeta,
Mes dashurish.
Se jeta ka hallka me nyje bija ime,
Të koklavitura shumë si për dreq,
Ajo të vë në provë e të merr zvarritur,
E të bën si mos më keq.
Ndaj, mësoje më mirë nga ç'të mësova unë,
Ka kaq shumë dashuri në shpirtin e saj,
Ajo do të behet një grua e hekurt,
Dhe ty do të ngjajë.
Të bëhet me ajkë si ajka e mallit që kemi,
Mezi kam pritur të të përqafojë,
Të ç'mallnim sytë e fjalë të themi.
Ulu dhe më trego se si të rriti kurbeti,
Si të rritën fëmijët një nënë heroinë,
Se në ç'purteka të shkoi shpirti bijë,
E mira ime gushë trëndelinë.
Mbaje mënd, këtë kafe që pimë,
Si ne të dyja, me vajzën ta pish,
Nuk ka më mirë se të shkohet jeta,
Mes dashurish.
Se jeta ka hallka me nyje bija ime,
Të koklavitura shumë si për dreq,
Ajo të vë në provë e të merr zvarritur,
E të bën si mos më keq.
Ndaj, mësoje më mirë nga ç'të mësova unë,
Ka kaq shumë dashuri në shpirtin e saj,
Ajo do të behet një grua e hekurt,
Dhe ty do të ngjajë.
Më shumë nga Arjana Fetahu Gaba
- Ti, Vetja Ime E Tjetërsuar
- M'u Lut Për Dashurinë, M'u Lut
- Fëmijëria
- S'më Zë Gjumi Nëna Ime
- Me Shpresë
- Mos Ik
- Uratën Të Më Kesh Moj Bijë
- U Bëfsh Dhe 100
- Zoti Dhe Njeriu
- Dhurata E Vitit Të Ri
- Erdhi Pranvera
- A Je Djall A Perëndi
- A S'jam Unë Në Qiellin Tënd?!
- Qeshni Femijet E Mi
- Kur Të Njoha Vendosa Të Qëndroj
- Zëri I Dridhur I Babait
Komente 0