Arjana Fetahu Gaba
Ti, Vetja Ime E Tjetërsuar
Ti, vetja ime e tjetërsuar,
Sa herë ke dashur më ke gënjyer,
Dhe pse gjithmonë te kam dyshuar,
Më ktheve në një burrë të thyer.
Ti nga drita e bardhë më fshihje,
Dhe shokët I zgjodha si ty,
Nuk shihja rrugë por vetëm hije,
Se s'pata as mënd e as sy.
Ato të mira që bëra në jetë,
U vura flakën sikur të ishin asgjë,
Por s'do të thotë që po u rrëzove,
Ti s'mund të ngrihesh dot më.
E ndërsa zhytesha drejt fundit,
Zëra ëngjëjsh vesheve dëgjoja,
Sa me larg që ikja nga ty,
Aq më shumë shpëtoja.
Ti, vetja ime e tjetërsuar,
S'do jem më gjahu yt I rrëmbyer,
S'do mundesh të më shohësh më,
E aq më tepër kurrë më të thyer.
Sa herë ke dashur më ke gënjyer,
Dhe pse gjithmonë te kam dyshuar,
Më ktheve në një burrë të thyer.
Ti nga drita e bardhë më fshihje,
Dhe shokët I zgjodha si ty,
Nuk shihja rrugë por vetëm hije,
Se s'pata as mënd e as sy.
Ato të mira që bëra në jetë,
U vura flakën sikur të ishin asgjë,
Por s'do të thotë që po u rrëzove,
Ti s'mund të ngrihesh dot më.
E ndërsa zhytesha drejt fundit,
Zëra ëngjëjsh vesheve dëgjoja,
Sa me larg që ikja nga ty,
Aq më shumë shpëtoja.
Ti, vetja ime e tjetërsuar,
S'do jem më gjahu yt I rrëmbyer,
S'do mundesh të më shohësh më,
E aq më tepër kurrë më të thyer.
Më shumë nga Arjana Fetahu Gaba
- M'u Lut Për Dashurinë, M'u Lut
- Fëmijëria
- S'më Zë Gjumi Nëna Ime
- Me Shpresë
- Mos Ik
- Uratën Të Më Kesh Moj Bijë
- U Bëfsh Dhe 100
- Zoti Dhe Njeriu
- Dhurata E Vitit Të Ri
- Erdhi Pranvera
- A Je Djall A Perëndi
- A S'jam Unë Në Qiellin Tënd?!
- Qeshni Femijet E Mi
- Kur Të Njoha Vendosa Të Qëndroj
- Zëri I Dridhur I Babait
- Kjo Tokë E Larë Me Gjak Prej Burri
Komente 0