Arjana Fetahu Gaba
M'u Lut Për Dashurinë, M'u Lut
Mu lut dhe një herë, për dashurinë mu lut,
Si dielli që të pjek, të jam treguar,
Mos u lodh, te lutem e mos u tut,
E di të kam mërzitur, e di të jam llastuar.
Unë jam degëz dafine e brishtë nëpër erë,
Një puhizë shpirti si Zot erdhe ma more,
S'di ish magji pylli apo dashurish,
Për besë s'di se ti ç'ngatërrove.
Si erdhe dhe trokite, pa të ndierë fare,
Sytë e tu më fshehen, më zunë robinë,
S'ka mbetur tjetër, më merr në krahët e tua,
Më mëso djalo, pak për dashurinë.
Më mëso djalo, pak për dashurinë,
Eja s'bën më ftohtë, e as fryn më erë,
Jam sikur zog, i vetëm nëpër degë,
Mu lut për dashurinë, mu lut dhe një herë.

Më shumë nga Arjana Fetahu Gaba
- Fëmijëria
- S'më Zë Gjumi Nëna Ime
- Me Shpresë
- Mos Ik
- Uratën Të Më Kesh Moj Bijë
- U Bëfsh Dhe 100
- Zoti Dhe Njeriu
- Dhurata E Vitit Të Ri
- Erdhi Pranvera
- A Je Djall A Perëndi
- A S'jam Unë Në Qiellin Tënd?!
- Qeshni Femijet E Mi
- Kur Të Njoha Vendosa Të Qëndroj
- Zëri I Dridhur I Babait
- Kjo Tokë E Larë Me Gjak Prej Burri
- Fieri Im I Dashur
Komente 0