>
LETERSISHQIP

Një Gotë

Një gotë të lutem,
Se po mbytem,
Nga më e forta raki qe ke,
Në pus të thellë,
Kam rënë pa ditur,
E dot s'po prek më dhe.
Të jetë e nxehtë,
Sikur ai prush,
T'më djeg sikur thëngji,
Se ndoshta zemrën që mbeti vetëm,
Ma zhurit der në hi.
Veç mos më pyet,
Tek më shikon,
Se më shumë lëndon,
Kam frikë se më humbet burrërra,
E lot i nxehtë shpëton.
E kthej një gotë,
Një tjetër plotë,
Akoma dhe një tjetër,
Unë ndodhem prapë,
Një i pa shpresë,
Në vendin tim të vjetër.
Në mejekër tashmë, s'jam çunak,
Të qaje se kam zakon,
Më jep një gotë të mbytem fare,
Se ndoshta, diç shpëton
Por sot, sa dhëmb,
Malin e shëmb,
Se s'ështe i vogël gjëmb,
Por është një thikë,
Qe e kam frikë,
Një plagë që s'do të ikë.

Si sot,
Një mot,
Qëlloi
Dhe shkoi...
Ajo,
Unë prap i dashuruar,
Sytë ma kërkojnë,
Ngado.
Sa keq që zemra,
S'më kthehet n'gur,
Do t'ish më mirë, shpëtoj,
Raki të keqen,
Më bëj të lutem,
Gjithçka unë të harroj.