>
LETERSISHQIP
Arjana Fetahu Gaba

Kam Qënë Dikur E Dashuruar

Kam qënë dikur e dashuruar,
Shpirtin për vete më se kisha,
Dashuria ish si toka e vluar,
Dhe unë si dielli nëpër pisha.

Mendoja se I kisha te gjitha,
E s'më duhej më gjë tjetër,
Por jeta është sikur një lojë,
E pashkruar ndonjëherë në letër.

Ndodh shpesh të duam shumë,
E na vjen keq kur nuk na duan,
Çastet lënë të thella gjurmë,
Dhe shpirti plagët i vuan.

Kam qënë dikur e dashuruar,
Ah ajo kohë ishte pranverë,
Dimri s'ka dëshirë më të shkoje,
E nëpër dete fryn veç një erë.