>
LETERSISHQIP

Ti Dashuria Ime

Ti dashuria ime,
që më mësove si të dua,
sa herë u shkundën retë,
e dielli luante me mua symbyllurazi.
Ti më hap gjithmonë një portë ëngjëjsh,
dhe më puth trupin e mardhur akujve,
e ngjyrës mavijosur,
mi jep një rozë jete.
Më vesh me mëndafsh të bardhë,
e më quan një ëngjell hapsirash.
Zërin ma ndrit,
e në korin e shpirtrave këndon për mua,
sa herë unë tulatem brigjeve të ankthit,
të frikës që më zë pritë pitatësh, kur jam e papërqëndruar.
Ti më ke mësuar të dua veten, dashuria ime,
dhe tash shpirtin e kam të mbushur me yje,
me rreze pyjesh halorë,
me tulipanë te ujit,
me fëshfërima bjeshkësh nga ato të përrallave që I shoh ende zgjuar,
me bulëza djerse të tokës time,
me ëmbëlsinë e rrudhave të nënës,
me flamurë me dy krerë,
e me liri brazdash gjaku.
Dashuria ime,
konturi që më vesh shpirtin,
për tu dukur sa më e bukur,
për vete,
për ty,
për të gjithë.