Arjana Fetahu Gaba
A Ke Parë Ëngjëj, Ke Folur Me Ta?
A ke parë ëngjëj, ke folur me ta?,
Unë i shoh shpesh kur ndihem keq,
Ata si kanë flokët e zjarrtë,
Dhe s'janë shitur kurrë në dreq.
Nuk janë si ëngjejt që sheh nëpër ëndrra,
Dhe krahët si kanë ngjyrë t’artë,
Më flasin me gjuhën e tyre të thjeshtë,
Dhe nuk banojnë as atje lart.
Më vijnë me zëra të ndryshëm,
Femër a mashkull s'ka fare rëndësi,
Ata ma kuptojnë gjuhën e shpirtit,
E më flasin gjithë urtësi.
Ma gjejnë një shteg të kaloj pa lënduar,
Ndonjëherë, më kanë marrë dhe në krahë,
Për mua edhe janë përvëluar,
Sikur të më kishin vëlla.
E kanë një fuqi që s'mund ta besosh,
Ata më afër me Zotin më prunë,
Shpresoj që dhe ti, një ditë të takosh,
Një ëngjëll si unë.
Unë i shoh shpesh kur ndihem keq,
Ata si kanë flokët e zjarrtë,
Dhe s'janë shitur kurrë në dreq.
Nuk janë si ëngjejt që sheh nëpër ëndrra,
Dhe krahët si kanë ngjyrë t’artë,
Më flasin me gjuhën e tyre të thjeshtë,
Dhe nuk banojnë as atje lart.
Më vijnë me zëra të ndryshëm,
Femër a mashkull s'ka fare rëndësi,
Ata ma kuptojnë gjuhën e shpirtit,
E më flasin gjithë urtësi.
Ma gjejnë një shteg të kaloj pa lënduar,
Ndonjëherë, më kanë marrë dhe në krahë,
Për mua edhe janë përvëluar,
Sikur të më kishin vëlla.
E kanë një fuqi që s'mund ta besosh,
Ata më afër me Zotin më prunë,
Shpresoj që dhe ti, një ditë të takosh,
Një ëngjëll si unë.
Më shumë nga Arjana Fetahu Gaba
- O Vëlla Më Dridhet Buza
- Biri Im
- Kush Ti Lag Tash Buzët E Tua
- Oh Pranvera Ime E Dashur
- Gabimet E Mija Kthyer Ne Pengje
- Ndonjeherë Më Vjen T'ja Plas Të Qarit
- Ti Dashuria Ime
- Gjithmonë Jam Kthyer E Mira Ime
- Një Gotë
- Ti Ike
- Bija Ime
- Ti, Vetja Ime E Tjetërsuar
- M'u Lut Për Dashurinë, M'u Lut
- Fëmijëria
- S'më Zë Gjumi Nëna Ime
- Me Shpresë
Komente 0