>
LETERSISHQIP

Gabimet E Mija Kthyer Ne Pengje

Deti u kthye gri e sikur ngjian me retë,
I lagur eci shiut s'di ende pse vazhdoj,
Më lagën kujtimet mallit tim të djegur,
Sikur deti plak unë lëngoj njësoj.

Supeve të mija kërrusur nën xhaketë,
Shiu nuk bie butë por si cifla gurësh,
Jam zbehur e lodhur nga kjo palo jetë,
Sikur një kërmill fshehur përmes drurësh.

Rrëkeja e rrëmbyer dhe pse çoroditur,
E gjeti udhën dhe shtroi gjërë e gjatë,
Kurrë s'më erdhi dita qe e kisha pritur,
Të ti puthja sytë e buzët plot mjaltë.

Ndërsa këpucët përplasen nëpër pellgje,
Asnjëherë se gjeta dot rrugën për tek ty,
Gabimet e mija janë kthyer në pengje,
Mall për ato buzë, mall për ata sy.