>
LETERSISHQIP

Ndonjeherë Më Vjen T'ja Plas Të Qarit

Ndonjëherë më vjen t'ja plas të qarit
Për ato vite, atë mall
Kur grunjërat zverdhonin arës
Dhe dheu ndizte strrall.

Ndonjëherë më vjen t'ia plas të qarit
Si një fëmijë me ngashërim
Më mungojnë fjalët, përshëndetjet
Dhe ngjyrat blu të vendit tim.

Ndonjëherë më vjen t'ja plas të qarit
Këtu, s'më bën punë pasuria
Këtu më mungon gjëja më e vyer
Ajo që quhet dashuria.

Ndonjëherë më vjen t'ja plas të qarit
Kur ndjej rreth meje kaq mjerim
Kur shoh veç ankth në sytë e tyre
Shprësën e humbur pa rikthim.

Ndonjëherë më vjen t'ia plas të qarit
Për kohën që shkoi dhe s'kthehet më
Kam frikë ti qasem kalendarit
Se një si ankth pandjerë më zë.