Arjana Fetahu Gaba
O Vëlla Më Dridhet Buza
Oh vëlla më dridhet buza,
Oh si nuk po ç'mallem dot,
Ky mërgim më dogji ashtin,
Lot pikuar për mbi lot.
Në ditën me fustan të bardhë,
Doja me ty të hidhja pragun,
Ashtu si ty ta donte zemra,
Ashtu si ti kishe merakun.
Kur të buçasin ato lodra,
Kush në valle do më mbaj,
Ah sa ty të deshi motra,
Të më mbash që të mos qaj.
Përqafimin e lamtumirës,
Ku ta gjej vëlla më thuaj
Ky mërgim s'pati mëshirë,
Të la peng në dhe të huaj.
Oh vëlla më dridhet buza,
Ti je krahu I pamundur,
S'shuhet malli me të qara,
As me lot, as me të lutur.
Oh si nuk po ç'mallem dot,
Ky mërgim më dogji ashtin,
Lot pikuar për mbi lot.
Në ditën me fustan të bardhë,
Doja me ty të hidhja pragun,
Ashtu si ty ta donte zemra,
Ashtu si ti kishe merakun.
Kur të buçasin ato lodra,
Kush në valle do më mbaj,
Ah sa ty të deshi motra,
Të më mbash që të mos qaj.
Përqafimin e lamtumirës,
Ku ta gjej vëlla më thuaj
Ky mërgim s'pati mëshirë,
Të la peng në dhe të huaj.
Oh vëlla më dridhet buza,
Ti je krahu I pamundur,
S'shuhet malli me të qara,
As me lot, as me të lutur.
Më shumë nga Arjana Fetahu Gaba
Komente 0