>
LETERSISHQIP
Arjana Fetahu Gaba

Biri Im

Biri im!
Rruga e jetes eshte e gjate,
Shpesh dhe e veshtire,
Here e bardhe mbushur me drite
Here katran me boje e nxire.
Here me gropa
Here shtruar mire
Faji yt
Ne je I pire,
Te kthen nga nisja,
Nese rrepire.

Veç ne mendje ki qe te arrish,
Udhetimit tend deri ne fund,
Mos ki frike se zene furtunat,
Ti vetem shko e mos u lekund,
Dhe mbi te gjitha mbaj ne mend,
Shpresen kurre,
Kurre mos humb,
Se jeta biri im ta dish,
Me zotin ne mendje,
Shtruar fildish.