Arjana Fetahu Gaba
Të Dua Sa Shumë Vendi Im
Të gjithë vaporët që nisin udhëtimet,
Ikin dhe kthehen prap në port,
Ashtu dhe mua më sjellin këmbët,
Në të babës tokë.
Nga të babës tokë e kam unë gjakun,
Dhe gjuhën që flas kam të shtrenjtë,
Synë të mprehtë shqiponjë mali,
Besën kam të shenjtë.
Arin e botës të ma falin,
Gjithë majat e suksesit t'arrija,
Unë prap për atdheun tim do të qaja,
Si fëmija.
Te dua sa shumë vendi im,
Asnjëherë s'u ngopa dot nga malli,
Ti je babë, Zot mbi tokë,
E unë për ty, mbetem po djali.
Ikin dhe kthehen prap në port,
Ashtu dhe mua më sjellin këmbët,
Në të babës tokë.
Nga të babës tokë e kam unë gjakun,
Dhe gjuhën që flas kam të shtrenjtë,
Synë të mprehtë shqiponjë mali,
Besën kam të shenjtë.
Arin e botës të ma falin,
Gjithë majat e suksesit t'arrija,
Unë prap për atdheun tim do të qaja,
Si fëmija.
Te dua sa shumë vendi im,
Asnjëherë s'u ngopa dot nga malli,
Ti je babë, Zot mbi tokë,
E unë për ty, mbetem po djali.
Më shumë nga Arjana Fetahu Gaba
- Kam Qënë Dikur E Dashuruar
- A Ke Parë Ëngjëj, Ke Folur Me Ta?
- O Vëlla Më Dridhet Buza
- Biri Im
- Kush Ti Lag Tash Buzët E Tua
- Oh Pranvera Ime E Dashur
- Gabimet E Mija Kthyer Ne Pengje
- Ndonjeherë Më Vjen T'ja Plas Të Qarit
- Ti Dashuria Ime
- Gjithmonë Jam Kthyer E Mira Ime
- Një Gotë
- Ti Ike
- Bija Ime
- Ti, Vetja Ime E Tjetërsuar
- M'u Lut Për Dashurinë, M'u Lut
- Fëmijëria
Komente 0