>
LETERSISHQIP
Artina Hamitaga

Ajo Ndjesi

Kur malli pameshirshem t’shtrengon
E kur e gjithe bota nuk ta largone vetmine
Per dreq seç te kujtohet ai takim
Qe tani ngjane ne nje vegim!
Te kujtohet
Ajo ndjesi e krijuar
Ata sy e ajo energji
Te kujtohen
Ato te gjata pritje e ajo largesi
Ai fat i ngaterruar
Ajo shprese e copetuar
Ato fjale
Ato poezi
Ato endrra e ajo magji

Mendon...
E ndihesh ne vetemi..

A ishte vetem moment,
A ishte dashni?