Asdreni
Lulekuqja
Lulekuqja e mjera
Asgjëkundi s'ka shtëpi
E shkon jetën n'arrati
Ajo s'është si të tjera
S'ka stoli!
Fushës, kodrës, del vetiu
Verës ngrohet, dimrit ngrin
Vetë shkundet, vetë mbin
Dhe, kur skuq, vjen veriu
Dhe e përfshin
Nëpër këmbë gjith' e shkelin,
Vend në kopshtet ajo s'ka
Dorë ndihme kurrrë s'pa;
As e mbjellin, as e vjelin
Shkoj u tha…
Po veç ngjyra e saj si zjarri,
Si një yll që xixëllon
Tërë bota e imiton
Eshtë shenjë për së mbari
Nga shikon
Ajo ngjyrë kur zë shfaqet
Mbreti fronë shkon e le
Njerëz robër fare s'sheh
Vjen e drejta del në faqet
Si Zot je
Ajo ngjyrë nd'ato fletë
Është shpresa që tregon
Një të ardhme q'ëndërron
Është flamuri ynë vetë
Që valon
Asgjëkundi s'ka shtëpi
E shkon jetën n'arrati
Ajo s'është si të tjera
S'ka stoli!
Fushës, kodrës, del vetiu
Verës ngrohet, dimrit ngrin
Vetë shkundet, vetë mbin
Dhe, kur skuq, vjen veriu
Dhe e përfshin
Nëpër këmbë gjith' e shkelin,
Vend në kopshtet ajo s'ka
Dorë ndihme kurrrë s'pa;
As e mbjellin, as e vjelin
Shkoj u tha…
Po veç ngjyra e saj si zjarri,
Si një yll që xixëllon
Tërë bota e imiton
Eshtë shenjë për së mbari
Nga shikon
Ajo ngjyrë kur zë shfaqet
Mbreti fronë shkon e le
Njerëz robër fare s'sheh
Vjen e drejta del në faqet
Si Zot je
Ajo ngjyrë nd'ato fletë
Është shpresa që tregon
Një të ardhme q'ëndërron
Është flamuri ynë vetë
Që valon