>
LETERSISHQIP
Asdreni

Mema

Fjalë e bukur, fjalë e shenjtë
thellë zemrës që tingëllon,
s'ka në botë gjë m' e shtrenjtë
s'ka si mëmë kur kujton!

Mëmë,mëmë, frymë e lartë
rreze drite,yll qiellor
plot mëshirë e mall të zjarrtë
engjëll roje madhështor

Që nga gjinjtë e saj të dlirë
vilet jeta pa shterim
Që nga zemra e saj ka mbirë,
dashuri e mallëngjimi

Si në gaz dhe në vojtje
veç një mëmë të larton
Sa ka frym' e sa rrojtje
mendja kur s' të harron

Çdo rreziku rri të ruan
bën detyrë si luftar.
si dëshmori heq e vuan
për të zemrës saj thesar

Kush sdi vlerën e një nëne
është pa ndenjë e shpirtmizor
bir skëterre e frymë neme
është i vetes tradhëtor!