>
LETERSISHQIP
Astrit Balliu

Do Behem Dallendyshe...

Do behem dallendyshe
Dhe para se yjet te flene
Nje nate ne ballkonin tend
Do vij te ngre folene.

Ne mengjes kur ti te zgjohesh
Do mbetesh e habitur
Tek folene time do shohesh
Qe brenda nates kam ngritur.

Do thuash.oh sa mire
Ne ballkonin tim do kem
Dallendyshe, qe pata aq deshire
Une duke degjuar do jem.

Tek rri mua duke veshtruar
Do bej sikur rashe nga foleja
Ti te me ndihmosh ke per te vrapuar
E mire nuk t'u duk ideja?

Do kujtosh qe une jam vrare
Ne gjirin tend do me shtrengosh
Tek do me shohesh duke qare
Me embelsi do me ledhatosh.

N'duar tuaja tek do prehem
Gjithe embelsi duke me ledhatuar
Ne njeri befas do te kthehem
Dhe ti ke per t'u befasuar.

Do behem njeri, besoje
Do behem ai qe dje
Ti puthje i kerkoje
Dhe te te jepte ne gjendje s'qe.

Dhe vec me ledhato,
Me puth, me perqafo
Me thuaj te kam falur
Me thuaj qe me do!