>
LETERSISHQIP
Astrit Balliu

Zgjohu!

Zgjohu ti, dhe shih mekatet qe behen cdo dite,
zgjohu dhe vepro aty ku eshte per te vepruar
Ndihmoji keta ''viktima'' qe per ty te nxjerrin syte
bej dicka per ta, ose dorezohu sic eshte per t'u dorezuar.

Leshoja vendin djallit ashtu sic te ka hije,
qe ne te mos lutemi, falemi a shpresojme.
Te mos themi qe fati i mire vetem te ''keqit'' i bie
por te behemi gati, pas djallit te shkojme.

Te bej thirrje...lutje...kerkese...!
i gjithefuqishem per drejtesi nese je.
Helmoje djallin, dhe lere te vdese
se mua, per t'ia bere varrin me ke.

Qe keqberesi te mos kete ''mesues''
dhe mekatet i tij i pafajshmi t'i paguaje
E ti te mbash ISO si te jesh vezhgues
ndeshkoje pra, ai te paguaje...!

Me fal!Bertas, do flas me ngadale
Kam hall, jam ngushte, m'i degjo keta fjale.
C'te bej?Ku te shkoj? S'kam ku te vete!
O hiqe! O shtoje fuqine mbi vete!!!