>
LETERSISHQIP

Këngë Dashurie

Në detin e thellë të syve tu
Lundron etja ime,
Sa herë pi
Etja mbetet e pangime.

Edhe fjalët lodhur m’i ke
Se në çdo “po”
Një “jo”
E ke.

As ëndrrat më s’të mbërrijnë
Natë tek unë
E ditë tek ti.

Malet, detet, tokat krejt
Botën bëjnë ato
Sërish diçka më të madhe ka
E dashuria është ajo.