Benjamin Krasniqi
A Ke Guxim?
A ke guxim që para pasqyrës,
në vend të fytyrës me shiku shpirtin,
m'i pa mendimet e tua për të tjerët,
me pa zilinë dhe xhelozinë që e ke për njerëzit
që u qesh në fytyrë?
A ke guxim që kur je në vetmi,
me folë me vetveten dhe me i dëgju me veshët e tu, mendimet e tua?
A ke guxim që atyre që u thua "zemër",
duke i shikuar në sy,
t'ua thuash të vertetën që fshehet në shpirtin tënd?
A ke guxim, me dalë në rrugë me fytyrën e vërtetë?
Pse ke frike me e folë atë që e mendon?
A ke guxim me u perballë me vetveten dhe atë që e fsheh ne zemër?
A ke guxim me shiku bishën që e fsheh në trupin tënd,
me i dalë perballë dhe me e përqafu?
A ke guxim?

Komente 0