>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Disa Gjëra Duhet Harruar

Disa dyer duhet mbyllur,
Për të mos lejuar të hyjnë ata që u larguan.
Disa rrugë duhet shmangur,
Për të mos na dërguar atje ku ishim, e u kthyem të lënduar.
Disa kujtime duhet harruar,
Për të mos u kthyer në kohën që jetuam të lumtur,
E që tani mund të na lëndojnë ato kujtime.
Disa premtime duhet harruar që i bëm,
Për të shpëtuar nga akuzat kinse,
Nuk e deshëm atë që i bëm premtime.
Disa fotografi duhet shqyer,
Për të mos na kthyer në disa ngjarje,
Për të cilat kemi nostalgji.
Disa njerëz duhet larguar ngë shoqëria,
Për të mos na mbushur me energji negative.
Për të ndryshuar jetën dhe për të filluar nga zeroja,
Duhet harruar disa: kujtime, njerëz, kohë e çaste,
Që na lidhin me të kaluarën.
Duke shikuar të kaluarën, ne rrëzikojmë të rrëzohemi,
Në pengesat që na dalin për të vazhduar para.
E tashmja është ura që i lidhë të ardhëm me ta kaluarën.
Mos ta bëjmë të ardhmën të hidhur, duke ia hudhur melmesat nga e kaluara.
Disa gjëra duhet harruar nga memoria jonë,
Për të jetuar të lumtur.
3. III .2016