>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Pa Ty, Asgje Nuk Ka Kuptim

Pa ty ndihem i vetmuar, si jetimi ne vetmin e heshtjes,
Kur i mungon perkedhelja e nenes,
Kur i mungon mbeshtetja e babait,
Kur i mungojne perrallat e gjyshes.
Pa ty ndihem i pambrojtur, si samurai pa shpat,
Si ushtari pa plumba,
Si udhetari i shkretetires pa uje.
Pa ty, ndihem bosh, si nata pa hene.
Pa ty, ndiej dhembje, qe nuk e sheron asgje.
Pa ty, kam frike edhe nga lumturia.
Pa ty, jam bosh.
Pa ty, lotet nuk dalen.
Pa ty, asgje nuk ka kuptim.
Pa ty, jeta nuk eshte jete, por vetem mallkim.
Pa ty, gezimi nuk ka asnje kuptim konkret.
Buzeqeshja pa ty, eshte vetem makiazh.
Zemra pa ty, eshte aq e vuajtur, saqe kuptim ka vetem nostaligjia.
Shpresa pa ty, eshte vetem: edhe nje dite me teper ne jete,
Deri ne arritjen e cakut te fundit dhe ikjes nga kjo bote.
Pa ty, syte sherbejne vetem si burim loti.
Mungesa e perqafimit tende, eshte: mallkim dhe puthje nga gjarpri.
Bota dhe jeta kane kuptim, vetem kur mengjesi na zbardh, ne te njetin shtrat.
Bota dhe jeta vlejne, vetem kur ti je gjeja me e vlefshme qe kam.
Boten dhe jeten mund t’i çmoj, vetem kur ti pushon ne krahet e mi.
Gezimi dhe lumturia marrin kuptimin e tyre te vertete,
Vetem kur ne dy bashke, shtetisim rrugica te qytetit, ne krahet e njeri-tjetrit.
Zemra eshte e qete, vetem kur ti me therret: "zemer".
Une jam i plote, vetem kur jam me ty.
Une e dua boten dhe jeten, vetem kur femijet e mi, ty te therrasin: "nene".
Une do ta kem gjithe gezimin e botes, kur ti ke mbiemrin tim.

10. VI .2014