>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Ai Gur Varri

Ai gur varri, sa rënd peshon mbi kokën tënde,
Ata dhe sa ftohtë të falë,
Ajo errësirë varri, sa frikë të ofron,
Ajo vetmi harrese, sa shumë të mundon.
Në vetmi e harruar,
Askush nuk të shoqëron,
Askush ngrohtësi nuk të ofron,
Askush errësirën nuk ta largon.
E di se ke frikë.
Gjithmonë je frikësuar nga errësira,
E ke urrejtur aq shumë,
Por tash e vetme aty jeton.
Pa askënd. Edhe pa mua.
Më fal që nuk mund të jem pranë teje,
Tani kur ke më së shumti nevojë.
Tani kur ke frikë, e unë nuk jam pranë teje.
Më fal.
E di që kërkim falja ime, tani nuk ka vlerë.
E di se tani ndjehesh e tradhtuar.
E lënë pas dore dhe e harruar,
Por unë ende të dua.
Tani na ndan jeta dhe vdekja.
Na ndajnë dy botë të ndryshme,
Dy dimensione të kundërta.
Unë jam trup e shpirt,
E ti je shpirt e dhe.
Ndahemi nga një hendek i madh.
Një hendek që e bën diferencën.
Ti jeton me lule mbi kokë,
E unë i shkeli lulet.
Na ndanë drita dhe errësira.
17. VIII .2014