Benjamin Krasniqi
Rob I Lumtur
Nuk jam i çmendur, as i rrjedhur mëndësh
Kur them se jam rob, por shumë i lumtur
Ti që çuditesh me këtë, eja dhe do të bindesh nëse e provon,
Këtë robëri të lumturisë pafund.
Jam rob i lumtur, i robëruar me vet dëshirë,
Sepse në këtë robëri ku unë jetoj
Gjej qetësin e zemrës dhe lumturin e shpirtit
Të cilën nuk e gjeja dot, në lirin e shfrenuar
Kur unë kisha lirinë, por ishe rob i epshit dhe dëshirave të mija.
Jam rob i lumtur dhe i lirë
Rob dhe mbret i lumturisë
Në mbretërinë e lumtur
Të Mbretit që fal lumturi.
Jam rob i nënshtruar me dëshirë
Rob i Mbretit që nuk më ndëshkon
Kur unë gaboj rëndë
Mjafton pendimi dhe përulësia ime para Tij
Dhe Mbreti im, m’i fal të gjitha gabimet
Dhe më shpërblen për gabimin dhe pendimin tim
Jam rob i Krijuesit tim Zemërgjerë
Jam rom i lirë dhe kështu dua të mbes
Deri në frymën e fundit
I robëruar në mbretërinë e lumturisë
Këtë robëri nuk e ndërroj me asgjë
Të kësaj bote mashtruese
Ku jam vetëm kalimtar i përkohshëm.

8. VIII .2013
Komente 0