Benjamin Krasniqi
Ai Përqafim
Ai përqafim i fundit,
Në atë rrugicë të errët,
Me lotët e ngrohtë që rridhnin nga sytë e tu,
Në faqet që shkëlqenin si dritë,
Ne e bëmë ndarjen tonë.
Duart na u djersitën,
Fryma na u ndal në fyt,
Zëri na tradhtoi,
Buza në vaj na shkoj.
Ngadalë ia lëshuam njëri-tjetrit dorën,
Sikur frikësoheshim se do të bënim zhurmë,
Sikur frikësoheshim se do të na dëgjoj dikush,
Që ne po thyenim dy zemra,
Po bëheshim shkaku i lotëve pa fund,
Frikësoheshim sikur po bënim një krim.
Edhe pse pa dëshirë ndaheshim,
Edhe pse e dinim që do të vuanim
Por ne nuk kishim forcë të e ndalnim njëri-tjetrin.
Premtimet i thyem,
Besën nuk e mbajtëm,
Jo pse nuk kishim dëshirë,
Por ndarja na u imponua.
Ai përqafim i fundit, na mbeti kujtimi i vetëm.

9. VIII .2014
Komente 0