Benjamin Krasniqi
Kujtimi Yt Më I Bukur
Një ditë unë do të bëhem kujtimi yt më i bukur,
Por atëherë vetëm do të më kujtosh,
Nuk do të kesh mundësi aspak,
Ngrohtësinë time ta përjetosh.
Gjërat që sot po t’i fali,
E ti aspak nuk po i vlerëson,
Do të vijë koha një ditë,
Që nën lot do t’i kujtosh.
Fjalët që tani t’i them e ty të duken vetëm shaka,
Dikur do të jenë perla, që do t’i kujtosh në mesin e natës.
E nuk do të mund t‘i ndalësh lotët nga mallëngjimi,
Por unë atëherë do të jem diku largë teje,
Duke buzëqeshur me dikë që gjente tek unë diçka të bukur,
Dhe nuk shihte vetëm anën time të errët.
Dikur edhe sharjet e mia do të të duken si fjalët më të ëmbla të dashurisë.
Do të më kërkosh vetëm edhe një takim, vetëm edhe një herë për të më parë.
Vetëm edhe një fotografi timen do ta kërkosh.
Vetëm për një përqafim do të më përgjërohesh,
Por unë asnjëherë nuk do të ta dhuroj.
Thjesht do të të injoroj, nuk do ta kthej kokën nga ti,
Nuk do të të shikoj në rrugë, ashtu sikur bën ti tani.
Ti do të vuash dikur, sikurse sonte unë.
Bota është rrotë, sillet dhe çdo gjë kthehet.
Tani jam diçka pa vlerë në jetën tënde,
Por dikur do të jem kujtimi yt më i bukur.
Unë nga ti do të largohem, diku largë do të shkojë,
Sepse më mirë një fund me lot, se një buzqeshje në gënjeshtër.
Atëherë kur unë do të jem kujtim i bukur për ty,
Ti do të jesh një gjë e harruar për mua.
Diçka që nuk ai vlen ta kujtosh.
Unë do të bëhem ëndërr për ty, e ti për mua do të jesh asgjë,
Thjesht një fjollë bore në dimrin e ashpër.

24. VIII .2015
Komente 0