>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Përplase Derën Dhe Ike

Nuk me thë lamtumirë, përplase derën dhe u largove
Nuk me shikove fare në fytyrë, nuk ndjeve asgjë për mua,
Apo ndoshta u turpërove?
Iku çdo gjë së bashku me ty, por ty kjo përshtypje nuk të bëri
Flokët t’i ledhatonte era, në atë fundvjesht fundnëntori.
Sikur zymtësia e vjeshtës së vonë, ashtu ishte ajo ditë,
Gjithçka po merrte fund, gjithcka u shua pa pritë.
Mallin dhe dhembjen ma le mua, per vete zgjodhe lumturinë
I harrove të gjitha që i kishe thënë, i harrove premtimet dhe dashurinë.
Tani je diku larg nga ku jam unë, as në mendje nuk të kujtohem,
Por ti mua më mungon sikur në ditën e ikjes, e dhembjet vetëm më shtohen.
Unë këtu për ty po shkruaj, a ti diku sigurisht buzëqesh,
Lozë e dallëdisesh në krahët e dikujt tjetër, shijon jetën e lirisë.
Unë në katër mure i burgosur, mendoj, shkruaj e shkarravisë.
Jeta na ndau e na largoj, ndoshta vdekja do të na afroj e të na bashkojë.
7. VI .2015