Benjamin Krasniqi
Më Vrit!
Më vrit, se nuk mund ta vras vetën
Jo pse nuk dua të jetoj ose pse më dhimbset jeta
Por, arsye që kisha për jetë, më iku.
Tani më nuk jetoj dot
Fryma e fundit, le të jetë kujtim,
Dhe dhuratë për ty,
Që asnjëherë nuk iu besove
Lotëve në dy sytë e mi
Më vrit, të lutem!
Me gjakun tim, shkruaj emrin tënd
Më varros në oborrin tënd
Jo, që të jem kujtim për ty,
Por së paku në të vdekur, të bëjë roje
Dhe të pushoj në oborrin tënd
Të kem afër, së paku në vdekje.
Dua të shoh në mëngjes,
Mesditë e mbrëmje
Dua zërin tënd ta dëgjoj, nën dheun që më mbulon.
Më i lehtë dheu i varrit, se dhembjet mbi tokë.
Pa ty dhembja nuk më pushon
Më vrit, mos ke frikë
Më shpëto mua dhe vetën
Më ndalo dhembjen dhe vuajtjen
Më ndalo lotin në sy
Më ndalo ankthin në ëndërr
Nuk jetoj dot pa ty
I vdekur për së gjalli!
Vetëm me frymë po jetoj
Çdo minutë, orë e ditë
Në mendje ty të kujtojë
Frymën e fundit,
Më lejo ta marrë, në krahët e tu
Është më e shijshme
Kur me ty e ndaj
Më dritë e kam në varrë
Se në botën, sytë me lot
Kurrë më nuk do jemi bashkë
Por kurrë s’të harroj dot.
Jo pse nuk dua të jetoj ose pse më dhimbset jeta
Por, arsye që kisha për jetë, më iku.
Tani më nuk jetoj dot
Fryma e fundit, le të jetë kujtim,
Dhe dhuratë për ty,
Që asnjëherë nuk iu besove
Lotëve në dy sytë e mi
Më vrit, të lutem!
Me gjakun tim, shkruaj emrin tënd
Më varros në oborrin tënd
Jo, që të jem kujtim për ty,
Por së paku në të vdekur, të bëjë roje
Dhe të pushoj në oborrin tënd
Të kem afër, së paku në vdekje.
Dua të shoh në mëngjes,
Mesditë e mbrëmje
Dua zërin tënd ta dëgjoj, nën dheun që më mbulon.
Më i lehtë dheu i varrit, se dhembjet mbi tokë.
Pa ty dhembja nuk më pushon
Më vrit, mos ke frikë
Më shpëto mua dhe vetën
Më ndalo dhembjen dhe vuajtjen
Më ndalo lotin në sy
Më ndalo ankthin në ëndërr
Nuk jetoj dot pa ty
I vdekur për së gjalli!
Vetëm me frymë po jetoj
Çdo minutë, orë e ditë
Në mendje ty të kujtojë
Frymën e fundit,
Më lejo ta marrë, në krahët e tu
Është më e shijshme
Kur me ty e ndaj
Më dritë e kam në varrë
Se në botën, sytë me lot
Kurrë më nuk do jemi bashkë
Por kurrë s’të harroj dot.
19. VIII .2013
Komente 0